Tunel droge në Shkodër, 3 në pranga dhe 3 në hetim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.02.2026, 11:26

Një rast i pazakontë i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar në qytetin e Shkodër, ku policia ka zbuluar një tunel të posaçëm për rritjen e kanabisit në ambient të mbyllur, në lagjen “10 Korriku”. Ambienti ndodhej në oborrin e një banese të marrë me qira dhe ishte përshtatur me sistem ndriçimi e ventilimi modern, të furnizuar përmes lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike. Operacioni u zhvillua në kuadër të aksionit të koduar “Neonët 9”, duke e çuar në 14 numrin e rasteve të goditura në kuadër të këtij operacioni.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë sekuestruan 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara kanabis, si dhe 254 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e tyre, mes tyre 126 llamba, 80 pajisje inventari, 31 panele LED dhe 17 filtra ajri. Në flagrancë u arrestuan Arvid Papajanis, 35 vjeç, banues në Shkodër, dhe Klodian Hasanaj, 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën brenda ambientit të tunelit. Po ashtu, në pranga u vu edhe Dritan Selmani, 40 vjeç, banues në Shkodër.

Në vijim të hetimeve, nisi procedimi penal për tre punonjës të OSHEE-së, D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, ndërsa një tjetër punonjës u arrestua. Policia bën me dije se vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit