Dëmtohet sërish Armando Broja, jashtë fushe për disa javë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.02.2026, 11:18

Armando Broja do të mungojë në fushë për të paktën disa javë. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Burnley F.C., Scott Parker, i cili sqaroi situatën para sfidës së fundjavës ndaj Chelsea F.C. në Londër.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po përballet me një “lëndim të lehtë”, por të mjaftueshëm për ta mbajtur jashtë grumbullimeve. Prej dy javësh ai nuk ka qenë pjesë e ekipit dhe, sipas Parker, problemi ka qenë i pranishëm prej disa kohësh, duke detyruar stafin mjekësor të ndërhyjë. “Nuk do të jetë i disponueshëm këtë fundjavë. Ka pasur një shqetësim të vogël që ka zgjatur disa javë dhe na është dashur të ndërhyjmë. Shpresojmë të rikthehet pas disa javësh, por për këtë ndeshje nuk do të jetë gati”, deklaroi trajneri.

Goditja vjen në momentin kur Broja po fitonte më shumë minuta me skuadrën ku u transferua verën e kaluar. Ky është një tjetër episod dëmtimi për sulmuesin, i cili më herët kaloi një periudhë të gjatë rikuperimi pas operacionit në gju.

Situata shqetëson jo vetëm Burnleyn, por edhe Kombëtaren shqiptare dhe trajnerin Sylvinho. Kuqezinjtë do të përballen me Poland national football team më 26 mars në Varshavë, në fazën play-off për FIFA World Cup 2026. Në skenarin më optimist, Broja mund t’i rikthehet Burnleyt në mesin e marsit, por mbetet e paqartë nëse do të jetë në formën e duhur për sfidën vendimtare të Kombëtares, që mund të detyrohet të kërkojë alternativa në repartin ofensiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit