Ish-princi Andrw lirohet nga arresti, vijojnë kontrollet në Royal Lodge

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.02.2026, 10:26

Policia britanike ka liruar Prince Andrew, i njohur si Andrew Mountbatten-Windsor, një ditë pas arrestimit të tij nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës publike. Ai u pa duke u rikthyer në rezidencën e tij në Sandringham Estate, pasi doli nga komisariati në Aylsham.

Në një deklaratë zyrtare, Policia e Thames Valley konfirmoi se Andrew është liruar, por mbetet “nën hetim”. Paralelisht, kontrollet policore në Royal Lodge vijojnë ende.

Edhe pse autoritetet nuk kanë dhënë shumë hollësi, arrestimi dyshohet të lidhet me aktivitetet e tij gjatë periudhës kur shërbente si i dërguar tregtar, si dhe me dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein.

Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në çështjen Epstein. Nga ana tjetër, vëllai i tij, Charles III, deklaroi se “ligji duhet të ndjekë rrugën e vet” dhe se autoritetet do të kenë “bashkëpunimin tonë të plotë dhe të sinqertë”.

Reagime pati edhe nga SHBA: Donald Trump e cilësoi situatën si “shumë të trishtë”, ndërsa një kongresmen demokrat, në një prononcim për BBC, tha se zhvillimet po ndiqen me vëmendje në Amerikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit