Banorët e fshatit Zall-Kalis, në qarkun Dibër, ankohen për gjendjen shumë të keqe të rrugës kryesore. Sipas tyre, rruga është dëmtuar rëndë dhe është bërë pothuajse e pakalueshme, duke vështirësuar lëvizjen e makinave dhe të këmbësorëve.
Për shkak të kësaj situate, fëmijët nuk po shkojnë në shkollë dhe po qëndrojnë në shtëpi, pasi prindërit kanë frikë për sigurinë e tyre. Banorët kërkojnë nga bashkia Dibër që të ndërhyjë sa më shpejt për të rregulluar rrugën dhe për të kthyer normalitetin në fshat.
"Mirëmëngjesi JOQ! Ja si është gjendja e rrugës së një fshati në qarkun e Dibrës, Zall-Kalis. Rruga është shkatërruar totalisht. Fëmijët nuk po shkojnë në shkollë dhe po qëndrojnë në shtëpi për shkak të gjendjes së rrugës."-shkruan banori.