Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, më afër ishte Niko Peleshi dhe Mediu

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.02.2026, 21:06

Në seancën plenare të Kuvendit sot, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komentoi zhvillimet e fundit që lidhen me praninë e kryeministrit Edi Rama në aktivitetin e Bordit të Paqes në SHBA, duke bërë një krahasim me një tjetër moment diplomatik.

Gjekmarkaj tha se, ndonëse Taulant Balla kishte ftuar publikisht që të ndiqeshin zhvillimet përmes telefonave dhe televizioneve, realiteti sipas tij ishte zhgënjyes.

“Tani shoh që kolegu Taulant Balla nuk është në sallë, por ai na ftoi që të ndiznim celularët dhe televizorët dhe ne e bëmë këtë në fakt. Dhe për fat të keq, duhet të them diçka që nuk më pëlqen ta them, por që është e vërtetë.

Më afër e kishte Donald Trumpin, Niko Peleshi, Fatmir Mediu tek mëngjesi i lutjeve, se kryeministri ynë sot në bordin e paqes, që është gjë shumë e mirë që Shqipëria është në bordin e paqes”, u shpreh Gjekmarkaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit