Trump: Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.02.2026, 20:43

Në një takim të Bordit të Paqes të mbajtur në Uashington, presidenti amerikan Donald Trump theksoi praninë e disa liderëve ndërkombëtarë, duke e cilësuar si nder pjesëmarrjen e kryeministrit shqiptar Edi Rama pasi lexoi letrën e prezantimit nga stafi i tij duke qenë se nuk mbante mend liderët e shtetëve anëtare.

Gjatë fjalës së tij, Trump u ndal edhe te presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën rezervoi vlerësime pozitive, duke theksuar se “po bën një punë të madhe”.

“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes. Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit. Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe,-tha Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit