Ja çka nuk duhet të bëni asesi në Ramazan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2026, 16:37

Muaji i Ramazanit është periudhë reflektimi, përkushtimi dhe disipline shpirtërore. Përveç agjërimit nga ushqimi dhe pijet, besimtarët janë të thirrur të ruajnë edhe sjelljen, fjalën dhe veprat e tyre.

Një nga gjërat që nuk duhet bërë asesi gjatë Ramazanit është përfshirja në debate, sharje apo ofendime. Agjërimi nuk ka të bëjë vetëm me ndalimin e ushqimit, por edhe me vetëkontrollin dhe ruajtjen e qetësisë.

Po ashtu, përgojimi, thashethemet dhe gjykimi i të tjerëve konsiderohen veprime që zbehin vlerën e agjërimit. Ramazani është kohë faljeje dhe mirëkuptimi, jo përçarjeje.

Nuk rekomandohet as teprimi në iftar. Edhe pse pas një dite të gjatë agjërimi mund të ketë uri të madhe, ngrënia e tepërt bie ndesh me frymën e maturisë që predikon ky muaj.

Besimtarët këshillohen gjithashtu të mos neglizhojnë namazin dhe lutjet, pasi adhurimi është thelbi i këtij muaji të shenjtë. Ramazani është mundësi për përmirësim personal dhe afrimitet shpirtëror, ndaj kujdesi në veprime dhe fjalë është thelbësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit