Një parakalim i rrezikshëm është regjistruar në Tunelin e Murrizit, ku një drejtues mjeti ka sfiduar hapur rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas pamjeve të siguruara, shoferi ka kryer parakalim të katërfishtë brenda tunelit, pavarësisht sinjalistikës së qartë që e ndalon këtë manovër. Në segmentin në fjalë ndodhen vija të pandërprera dyfishe, të cilat ndalojnë kategorikisht parakalimin për shkak të rrezikut të lartë.
Manovra e papërgjegjshme ka vënë në rrezik serioz jetën e drejtuesve të tjerë dhe pasagjerëve, pasi hapësira e kufizuar dhe mungesa e fushëpamjes në tunel e bëjnë çdo parakalim potencialisht fatal.
Autoritetet duhet të identifikojnë drejtuesin e mjetit në fjalë, por edhe të tjerë që kryejnë shkelje të tilla dhe të marrin masat përkatëse sa më parë.