Seanca plenare e Kuvendi i Shqipërisë u kthye sërish në një arenë replikash, ku deputetja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Jozefina Topalli, dhe deputetja e Partia Socialiste e Shqipërisë, Zegjine Caushi, shkëmbyen akuza me tone të forta. Topalli zgjodhi të krahasojë përfaqësimin aktual të socialistëve me “epokën e artë” të figurave si Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle, duke lënë të kuptohet se koha paska bërë “kursime” në cilësi.
Nga ana tjetër, përgjigjja e Caushit nuk mbeti pas në dozë ironie dhe thumbimesh, teksa ajo rikujtoi zhvillimet e brendshme në kampin demokrat, duke përmendur edhe përplasjet e dikurshme me “doktorin” dhe Lulin. Në vend të diskutimeve mbi rendin e ditës, salla dëgjoi batuta që i ngjanin më shumë një debati televiziv sesa një seance ligjvënëse. Mes nostalgjisë për vitet ’90 dhe kunjave për “epoka” të ndryshme politike, seanca vijoi njëjtë si gjithmonë, teatër politikë me kloun të votuar nga ne.