“Michael Schumacher nuk do të shfaqet më në publik”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.02.2026, 13:12

29 dhjetori 2013 mbetet një nga ditët më të errëta në historinë e sportit motorik. Që nga aksidenti i rëndë me ski në Méribel, legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, është tërhequr plotësisht nga jeta publike. Shtatë herë kampioni i botës, i cili në janar mbushi 56 vjeç, jeton nën kujdesin e familjes, larg kamerave dhe spekulimeve, në një privatësi të ruajtur me vendosmëri.

Gjendja e tij shëndetësore mbetet një temë për të cilën familja ka zgjedhur heshtjen. Gazetari britanik Craig Scarborough, një zë i njohur prej dekadash në botën e Formulës 1, deklaroi për The Sun se, sipas burimeve pranë ish-pilotit, Schumacher nuk do të bëjë më paraqitje publike. Gjendja e tij përshkruhet si e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa familja vazhdon të mbrojë me fanatizëm çdo detaj që lidhet me shëndetin e tij.

Figura të rëndësishme të sportit kanë folur me respekt për kampionin gjerman. Flavio Briatore, ish-drejtuesi i Benetton që i hapi rrugën drejt lavdisë, ka thënë se zgjedh ta kujtojë me buzëqeshjen e fitoreve. Ndërkohë, miku i tij i ngushtë Jean Todt ka konfirmuar se vazhdon ta vizitojë dhe të ndjekë garat e Grand Prix me të në televizor, një dëshmi e lidhjes së fortë me sportin që e shndërroi në ikonë. Në dokumentarin e vitit 2021, bashkëshortja Corinna Schumacher foli me dinjitet për realitetin e përditshëm, terapitë dhe përkushtimin për të mbrojtur unitetin familjar — një mburojë dashurie që e ka mbajtur legjendën larg zhurmës së botës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit