I përfshirë në skandalet e Epstein, arrestohet ish-princi Andrew

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.02.2026, 12:21

Ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i Mbretit Charles III dhe djali i ndjerë të Elizabeth II, është arrestuar ditën e sotme nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës publike, pas javësh hetimesh mbi marrëdhënien e tij me financierin Jeffrey Epstein.

Arrestimi ndodhi në ditëlindjen e tij të 66-të, ndërsa oficerët u fotografuan duke mbërritur në rezidencën e ish princit.

Thames Valley Police, që mbulon disa zona të jugut të Anglisë, konfirmoi se një burrë 66-vjeçar është arrestuar për dyshim keqpërdorimi të detyrës publike dhe se po kryhen kontrolle në dy adresa në Berkshire dhe Norfolk.

Andrew tashmë kishte humbur të gjitha nderimet, gradat ushtarake dhe titujt për shkak të përfshirjes në skandalin me Epstein. Ai gjithashtu u detyrua të largohej nga pronat e tij pranë Windsor Castle.

Viktima e Epstein, Virginia Giuffre, e akuzoi Andrew se e kishte abuzuar disa herë, edhe kur ajo ishte e mitur. Andrew ka mohuar gjithmonë këto akuza.

Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi për rastin Epstein, mediat britanike zbuluan email-e që sugjeronin se Andrew kishte dërguar raporte mbi vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapor te Epstein. Hetimi policor nuk nënkupton automatikisht se ai ka kryer një vepër penale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit