Një qytetar ka denoncuar një rast absurd, ku parkon mjetin në një hapësirë të përcaktuar si pronë e përbashkët e bashkisë me pagesë, kryen pagesën sipas rregullit dhe, në fund, gjen mbi xham një gjobë nga Policia e Shtetit. Pra, qytetari bën detyrën e tij, paguan detyrimin financiar dhe përfundon i ndëshkuar, jo për shkelje, por për faktin që mesa duket Policia nuk ka arritur të plotësoj numrin e gjobave.
Nëse një hapësirë administrohet nga bashkia dhe pagesa është e dokumentuar, mbi çfarë logjike vendoset sanksioni? A ka një shpjegim ligjor, apo thjesht zbatime selektive të autoritetit? Kjo nuk është më çështje parkimi, por çështje standardi: shteti nuk mund të kërkojë korrektësi nga qytetari dhe njëkohësisht ta penalizojë kur ai sillet korrekt. Kjo krijon jo vetëm kosto financiare, por edhe një ndjenjë të thellë padrejtësie dhe mosbesim te funksionimi i shtetit.
Policia e Ilir Prodës po dëshmon edhe një herë që gjobat i vendos për të mbushur xhepat e shefit dhe jo sipas rregullave bazë që funksionon ligji.