Avokati i Metës pas dhunës në Vlorë: Jam bej!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.02.2026, 11:30

Sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) mbahet seanca e radhës paraprake për dosjen në ngarkim të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe tre personave të tjerë. Dosja përfshin hetime për aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI në SHBA dhe hetimin pasuror. Meta dhe Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa tre të tjerët janë të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Avokati i ish-presidentit, Kujtim Cakrani, ishte i pranishëm në seancë pas një sulmi fizik në Vlorë që e dërgoi në spital. Ai theksoi për gazetarët se nuk i kishte ndodhur asgjë serioze dhe se ndihej si “bej, si hekuri që përthyhet por nuk thyhet”, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar mbrojtjen e klientit të tij.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi u shfaq me batuta për mediat, duke thënë se kishte ardhur si intelektuale dhe ishte përgatitur me gjithë dokumentacionin për mbrojtjen e saj. Aktualisht, Ilir Meta ndodhet në burg që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Kryemadhi është me detyrim paraqitjeje. Dosja vazhdon të jetë një nga çështjet më të ndjekura në skenën politike dhe juridike shqiptare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit