Një zjarrfikës i Bashkisë Tiranë ka bërë një denoncim në redaksinë tonë për kushtet e punës dhe mungesën e meritokracisë.
Ai thotë se ka gati 6 vite punë dhe sipas ligjit duhej të kishte marrë gradën e zjarrfikësit që në korrik 2025. Me këtë gradë, rroga e tij do të ishte rritur rreth 70 mijë lekë në muaj.
Ai shprehet se deri tani nuk ka marrë as gradën, as rritjen e rrogës, ndërkohë që thotë se ka marrë presione nga drejtori i përgjithshëm, i cili ka thënë se kush nuk është i kënaqur me kushtet e punës mund të largohet.
Aktualisht, ai thotë se rroga e tij është 520 mijë lekë në muaj.
Zjarrfikësi kërkon që denoncimi i tij të publikohet, duke theksuar se askush tjetër nuk po i dëgjon shqetësimet e punonjësve. Ai gjithashtu paralajmëron për nevojën e përmirësimit të menaxhimit të stafit dhe respektimit të ligjit për gradat dhe rrogat e zjarrfikësve.
Denoncimi i zjarrfikësit:
Jam Zjarrfikes i Bashkise Tirane ju lutem dua te bej nje denoncim ne redaksine tuaj .
Kam gati 6 vite pune dhe me ligjin qe kemi ne zjarrfiksit duhet te marim gradat Zjarrfikes dhe me ate grade ne perfitojme reth 70 mije lek te jetra ngrete
roge, duhet ti kishim mare gradat qe ne korrik 2025 ,nga ajo kohe ne kemi himbur rreth 7 muaj, qe perllogarite ne lek, mire qe nuk ka coje per grade ,por kan vazhduar presjone nga drejtori i
pergjithshem qe nese nuk ju pelqejne kushtet e punes mund te leni punen kjo gie nuk eshte normale • Mire qe rrogant nuk po na i ngrejne jemi me 520 mije lek ne muaj por as gradat nuk po na i japin qe te marim dicka me shume . Ju lutem publikojeni ,jeni e vetem
faqe ku mund te qaj hallet tona sepse askush nuk na degjo,me rrespekt Zjarrfikes i Tiranes se
Madhe jul lutem publikojeni anonim ju