Draft-raporti i PE për Shqipërinë: Korrupsioni ende shqetësim serioz

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.02.2026, 10:25

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka publikuar draft-raportin për Shqipërinë në kuadër të vlerësimit të progresit për vitin 2025, ku theksohet nevoja për konsolidimin e rezultateve konkrete në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta. Raporti evidenton se, megjithë përparimet ligjore dhe institucionale, korrupsioni mbetet një shqetësim serioz. Raporti i PE-së nënvizon gjithashtu se korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet për të forcuar besimin e qytetarëve në institucionet shtetërore dhe për të krijuar një mjedis biznesi të parashikueshëm.

Pjesë nga draft-raporti i PE për Shqipërinë

Shteti i së drejtës, gjyqësori dhe lufta kundër korrupsionit

-Përshëndet vijimin e zbatimit të procesit të reformës në drejtësi, përfshirë procesin e rivlerësimit (vetting) të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka kontribuar në rritjen e llogaridhënies dhe integritetit brenda sistemit gjyqësor; megjithatë, vëren sfidat e vazhdueshme që lidhen me efikasitetin e gjyqësorit, stokun e lartë të çështjeve të prapambetura, qëndrueshmërinë e praktikës gjyqësore dhe përpjekjet për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm;

-Bën thirrje për forcimin e mëtejshëm të organeve të qeverisjes së sistemit gjyqësor, duke garantuar pavarësinë, transparencën dhe kapacitetin e tyre profesional, si dhe për investime të qëndrueshme në infrastrukturën e gjykatave dhe digjitalizimin e sistemit;

-Thekson se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe se, pavarësisht progresit në kuadrin ligjor dhe institucional, Shqipëria duhet të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, ndjekje penale dhe vendime përfundimtare, veçanërisht në rastet e korrupsionit në nivele të larta;

-Këmbëngul se korrupsioni duhet të adresohet në të gjitha nivelet, në mënyrë që të forcohet besimi i qytetarëve në institucionet shtetërore dhe të krijohet një mjedis biznesi i parashikueshëm;

-Nënvizon rëndësinë e luftës efektive kundër krimit të organizuar, përfshirë rrjetet e pastrimit të parave dhe trafikut të drogës, dhe bën thirrje për intensifikimin e bashkëpunimit me agjencitë e BE-së, si Europol dhe Eurojust.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit