Lezhë/ Humb jetën elektricisti i OSHEE-së, e zuri korenti sapo u ngjit në shtyllë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 19.02.2026, 10:17

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në zonën e Tales, në fshatin Rrilë të Lezhës, ku një elektricist i OSHEE-së ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas burimeve paraprake, viktima ishte një djalë i ri, i cili kishte dalë në terren së bashku me një koleg për të riparuar një defekt në rrjetin elektrik. Mësohet se para nisjes së punës, ata kishin konsumuar kafe në mëngjes dhe më pas janë drejtuar drejt vendit ku duhej të kryenin ndërhyrjen.

Raportohet se elektricisti ka marrë shkallët dhe është ngjitur në shtyllën elektrike për të rregulluar defektin, por sapo ka arritur në lartësi, dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë e goditjes nga rryma, ai ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar procedurat dhe masat e sigurisë gjatë punës në terren.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet për detaje të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit