Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e kësaj të enjte në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës.
Burime paraprake bëjnë me dije se ai ka mbetur në kontakt me rrymën elektrike teksa po punonte për riparimin e një defekti në një shtyllë elektrike.
Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe shkaqet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.
Policia apelon për kujdes dhe respekt të masave të sigurisë për të gjithë punonjësit e sektorit elektrik dhe thekson se hetimet do të vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.