Dallgë deri në 7 ballë, pezullohet lundrimi në Vlorë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.02.2026, 10:06

Për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të kushteve hidro-meteorologjike gjatë ditës së sotme, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka vendosur të pezullojë përkohësisht lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit, si brenda ashtu edhe jashtë gjirit të Vlorës. Vendimi vjen si masë parandaluese për të shmangur rreziqet që mund të shkaktohen nga moti i paqëndrueshëm në det të hapur.

Sipas të dhënave zyrtare, zona po përballet me erë me drejtim Veri-Veriperëndim, me forcë 6–7 ballë sipas shkallës Beaufort, duke arritur shpejtësi 15–20 metra në sekondë. Këto kushte shoqërohen me dallgë që variojnë nga 1.50 deri në 2.50 metra, duke e bërë lundrimin të rrezikshëm, veçanërisht për mjetet e vogla që janë më të ekspozuara ndaj forcës së erës dhe detit të trazuar.

Autoritetet detare u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve lundruese dhe komunitetit të peshkatarëve të respektojnë vendimin dhe të tregojnë kujdes maksimal deri në përmirësimin e situatës

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit