Prostitucion në Don Bosko, kapen 2 kazakistanet, e pësojnë edhe klientët

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.02.2026, 09:51

Dy shtetase nga Kazakistani janë arrestuar në Tiranë, pasi kishin kthyer një apartament në zonën e Don Boskos në një qendër prostitucioni. Policia njofton se gjatë operacionit u proceduan edhe dy persona të tjerë, të cilët ishin klientë të këtyre shtetaseve.

Gjatë kontrollit në apartamentin e marrë me qira, uniformat blu sekuestruan një shumë parash dhe katër celularë, të cilat dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, nën kodin “Foleja 5”.

Shtetaset e arrestuara janë M. A., 34 vjeçe, dhe A. A., 37 vjeçe, ndërsa dy personat e tjerë janë proceduar penal për përfitime nga kjo veprimtari. Policia thekson se hetimet dhe veprimet janë kryer për parandalimin e prostitucionit dhe për zbardhjen e rrjetit të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit