Avokati Ahmet Tahiri ka reaguar lidhur me vendimin e fundit nga AUV për heqjen e disa produkteve ushqimore të foshnjeve ‘Aptamil’. Firmë kjo në pronësinë e biznesmenit Xhabir Kajtazi.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se, përmes Sistemit të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), ka pranuar njoftimin lidhur me praninë e substancës (toksinës) cereulide në formulën për foshnje Aptamil Pronutra 1, Pronutra 2 dhe Bebelac 1, me origjinë nga Polonia, e cila është në pronësi të biznesmenit vushtrrias Xhabir Kajtazit.
Për këtë arsye, është kërkuar tërheqja e menjëhershme e këtyre produkteve nga tregu.
Tahiri ka reaguar pas këtij vendimi, duke shtuar dyshime edhe te produktet tjera të kësaj kompanie. Shembull orizi “dukato di mantova”.
“Sa më shumë që rritet kontrolli, aq më shumë rritet siguria dhe cilësia. Është mirë AUV t’i kontrollojë edhe disa produkte të tjera të kësaj kompanie, p.sh orizin dukato ti mantova! Ku ta dish, mund të del se deklaron se ky mall importohet nga Italia, e në fakt në Maqedoninë e Veriut! Gjithçka është e mundur!”.
Tutje avokati e ka akuzuar me mashtrim biznesmenin Xhabir Kajtazin.
“Këtij mashtruesi çdo ditë e më shumë po i bjen maska. Njerëzit po e kuptojnë se një njeri që edhe fëmijëve është në gjendje t’ju jep qumësht të prishur, është në gjendje të bëjë çdo gjë për përfitime”.