Vdes 30 vjeçari mitrovicas Dashnor Kërleshi, humbi jetën në aksident trafiku në Kutllovc
Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:37 në Kutllovc të Mitrovicës.
Si pasojë e aksidentit një 30 vjeçar ka humbur jetën.
“Mitropol” mëson se viktimë e këtij aksidenti ishte 30 vjeçari mitrovicas, Dashnor Kërleshi.
I ndjeri humbi jetën përkundër përpjekjeve për reanimim nga stafi mjekësor në vendngjarje dhe më pas në spital.