Aksident i rëndë në Mitrovicë, një 30-vjeçar humbi jetën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2026, 08:19

Një 30-vjeçar i aksidentuar është dërguar pa shenja jete sonte në Spitalin e Mitrovicës.

Zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, tha se përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, i riu nuk ka mbijetuar.

“Ju konfirmojmë se rreth orës 22:20, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është sjellë një i aksidentuar 30 vjeçar, pa shenja jete. Përkundër masave reanimatore në vendngjarje dhe në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konsistuar vdekjen e të aksidentuarit”, tha Fazliu per media.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit