Aksident në Astir: Makina përmbyset në mes të rrugës dhe shpërthen në flakë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2026, 01:19

Një aksident i frikshëm është regjistruar pak minuta pas mesnate në zonën e Astirit, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake dhe dëshmive nga vendngjarja, një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në mes të rrugës. Pak çaste pas përmbysjes, mjeti është përfshirë nga flakët, duke krijuar momente paniku për kalimtarët dhe banorët e zonës.

Në videon e dërguar në redaksinë tonë nga dëshmitarë okularë, shihet makina e përmbysur dhe forcat zjarrfikëse që ndërhyjnë me shpejtësi për shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e zjarrit.

Fatmirësisht, sipas informacioneve të para, nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se automjeti kishte targa angleze, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta dhe pritet të sqarohen nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit