“Çështja Balluku, një test kritik për Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.02.2026, 00:46

Kryetari i Komisionit për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, ka dhënë një mesazh të qartë nga Tirana lidhur me çështjen “Balluku”, duke e cilësuar atë si një test për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.

Gjatë një konference për mediat në kryeqytet, McAllister u pyet për situatën e krijuar rreth Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra si zëvendëskryeministre dhe për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Ai theksoi se kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve gjatë vizitës së delegacionit europian në Shqipëri, por sqaroi se nuk është në pozicion për të komentuar aspektet ligjore të një rasti individual.

“Jam në dijeni të çështjes, por nuk do të përfshihem në detajet ligjore të saj,” u shpreh ai, duke theksuar se vjen nga Brukseli dhe e ndjek zhvillimin e situatës.

Megjithatë, përtej anës juridike, McAllister nënvizoi se ekziston edhe një dimension i qartë i përgjegjësisë politike.

“Kjo është gjithashtu një çështje e përgjegjësisë politike dhe duhet të zgjidhet brenda qeverisë shqiptare,” deklaroi kreu i AFET.

Deklarata e tij vjen në një moment delikat për politikën shqiptare, ndërsa çështja në fjalë po shihet si një provë e rëndësishme për seriozitetin e institucioneve në përballjen me korrupsionin në nivele të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit