“Autostrada Tiranë-Durrës ‘minë me sahat’ për shoferët, 3 makina çajnë gomat”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2026, 23:49

Një situatë e rrezikshme është regjistruar në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozetit. Një gropë e madhe në rrugë ka bërë që tre makina të çajnë gomat, duke rrezikuar drejtuesit e automjeteve.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se gropa është lënë në atë gjendje prej disa ditësh. Autoritetet rrugore ende nuk kanë ndërmarrë masat e nevojshme për riparimin e saj apo vendosjen e sinjalizimeve paralajmëruese.

Qytetarët paralajmërojnë se mosveprimi i autoriteteve mund të shkaktojë aksidente më të rënda, duke bërë që reagimi urgjent të jetë i domosdoshëm për sigurinë në këtë segment të autostradës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit