Një 33-vjeçar shqiptar është dënuar me 2 vite e 9 muaj burg në Angli, pasi u kap me kokainë dhe tentoi të largohej me vrap nga policia gjatë një kontrolli rutinë.
Arben Lusha u dënua nga Stafford Crown Court më 16 shkurt 2026, pasi pranoi fajësinë për posedim të kokainës me qëllim shpërndarjeje, drejtim mjeti pa leje dhe pa siguracion.
Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor 2025, kur policia ndaloi një mjet tip “Citroën C4” në Christchurch Road, në zonën Amington të Tamworth. Sipas autoriteteve, gjatë ndalimit 33-vjeçari ka bërë rezistencë, ka dalë nga makina dhe është përpjekur të largohet me vrap, por është kapur pak çaste më vonë.
Gjatë kontrollit në automjet, policia gjeti 16 doza të ndara kokaine, të fshehura brenda një shisheje deodoranti, si dhe një shumë parash cash dhe disa telefona celularë.
Pas pranimit të fajësisë, gjykata urdhëroi konfiskimin e drogës dhe të parave të sekuestruara.
Superintendentja Victoria Downing, nga njësia kundër krimit të organizuar, deklaroi se tentativa e tij për t’u larguar tregonte se ai ishte i vetëdijshëm për atë që fshihej në makinë dhe për përfshirjen në aktivitet kriminal.
Me vendimin e formës së prerë, 33-vjeçari do të vuajë dënimin me burg në Mbretërinë e Bashkuar.
