15,000€ bleu Evis Salën dhe sa mijë € ambasadorin britanik?!
Oligarku i Shëndetësisë Klodian Allajbeu nën hetim nga SPAK tashmë ka nisur disa shkrime PR në mediat që paguan, me synim për të përcjellë tek publiku burrin e ndershëm me lidhje ndërkombëtare.
Pavarësisht se e ka telefonin të sekuestruar nga SPAK, oligarku e ka deri në fyt të riun me biseda chati për PR mediatik të Spitalit Amerikan.
"Përfaqësues të Spitalit Amerikan theksuan se investimi në arsim mbetet prioritet strategjik, duke e cilësuar edukimin si një nga shtyllat kyçe për zhvillimin afatgjatë të shoqërisë",-shkruhet në shkrimin e PR të shpërndarë në media.
Por as ky shkrim i blerë mediatik nuk mund të balancojë vjedhjet e pafundme të fondeve publike të denoncuara në rrjet të oligarkut që torturon pacientët e Hemodializës në kushte mizerable.