Çahet argjinatura e lumit Seman për herë të dytë, rrezikohen banesat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2026, 21:11

Një situatë shqetësuese është regjistruar përsëri në lumin Seman, ku argjinatura është çarë për herë të dytë. Ujërat kanë nisur të rrjedhin drejt fshatit, duke krijuar rrezik për banorët dhe banesat, ndërsa autoritetet nuk kanë ndërmarrë asnjë masë të menjëhershme për parandalimin e përmbytjeve.

Sipas banorëve, çarja e argjinaturës ka ndodhur vetëm pak orë më parë dhe situata është serioze, duke kërcënuar sigurinë e komunitetit lokal. Aktualisht, ujërat vazhdojnë të rrjedhin pa kontroll, duke u përhapur drejt zonave të banuara.

Banorët shprehen se mungesa e reagimit të shpejtë nga institucionet mund të shkaktojë dëme të mëdha materiale dhe rrezik për jetën e banorëve. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të rregulluar argjinaturën dhe për të devijuar rrjedhën e ujit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit