Momente të frikshme! Orteku gjigant i borës shkëputet dhe bie mbi skiatorët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2026, 16:56

Një ortek i fuqishëm goditi resortin e skive CourmayeurAosta Valley, duke shkaktuar panik mes dhjetëra pushuesve që ndodheshin në zonë.

Pamjet e publikuara ne media tregojnë momentin dramatik kur skiatorët përpiqen të largohen në sekondat e fundit, por përfshihen nga një re e dendur bore. Videoja e frikshme tregon sesi orteku i madh zbret me shpejtësi nga mali, duke përfshirë dhjetëra persona në një mur të bardhë dëbore.

Ende nuk është e qartë nëse ndonjë nga personat e përfshirë në ortekun e fundit ka pësuar lëndime.

Në video shihet një grup i madh pushuesish, përfshirë fëmijë dhe familje, duke pritur teleferikun në këmbët e malit. Ndërsa shumica shikojnë lart, orteku fillon të marrë shpejtësi dhe zbret drejt tyre në mes të pistës, duke shkatërruar pemë pishe dhe duke u rritur në përmasa.

Kur skiatorët tentojnë të largohen nga zona e rrezikut, masa e madhe e dëborës përplaset mbi ta, duke i mbuluar. Më vonë, helikopterë u dërguan në vendngjarje për të kontrolluar zonën dhe për të verifikuar situatën.

Rajoni i Aostës ka qenë nën paralajmërim të nivelit të tretë për ortekë gjatë ditëve të fundit. Shoqata përgjegjëse për paralajmërimet për ortekë, AINEVA, ka bërë të ditur se grumbullimet e vjetra të borës të formuara nga era mund të shkëputen spontanisht.

Sezoni i skive në Evropë po shënon një rritje të viktimave, me mbi 60 persona që kanë humbur jetën gjatë kësaj periudhe dimërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit