Dibrani i kërkon falje kuksianes: Xhe…❤️ dua një shans të fundit! S’të harroj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.02.2026, 16:46

Në redaksinë e JOQ, ka mbërritur një mesazh nga një djalë dibran me banim në Durrës për vajzën kuksiane të zemrës së tij me të cilën ka pasur një lidhje njëvjeçare. Ai tregon se ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta, por për shkak të keqkuptimeve dhe mungesës së komunikimit, situata përfundoi me bllok dhe distancë. Mesazhi ka ardhur tek JOQ sepse djali është bërë bllok kudo nga vajza dhe publikisht i kërkon asaj një takim ballë për ballë, një sqarim dhe mundësinë për të folur normalisht, pa konflikte dhe me respekt. Duke kujtuar momentet e bukura që kanë kaluar bashkë ai i kërkon një shans të fundit Xhe...

Mesazhi i mbërritur në JOQ:

Përshëndetje JOQ! Jam To… 30 vjeç nga Dibra por banim në Durrës. Unë kam pasur një lidhje rreth një viti me një vajzë nga Kukësi 27 vjeçe. Ndjenjat e mia kanë qenë gjithmonë serioze. Kohët e fundit kanë nisur disa keqkuptime dhe xhelozi nga të dyja palët, kryesisht për shkak të mungesës së komunikimit. Ajo ka pasur probleme familjare dhe është tërhequr, ndërsa unë e kam keqkuptuar situatën dhe jam bërë më i ftohtë. Situata përfundoi me bllok dhe distancë. Nga ana ime nuk ka pasur tradhti apo mashtrim, vetëm reagime emocionale dhe mungesë qetësie. Ajo që dua nuk është të sulmoj apo të nxjerr keq askënd, por të kuptohet që ndjenjat e mia kanë qenë reale dhe unë dëshiroj një sqarim dhe mundësi për të folur normalisht. Nuk dua konflikt, dua vetëm komunikim dhe respekt. Dua vetëm t’i them: Xhe...❤️ Më fal për gjithçka që ka ndodhur mes nesh… Nuk e kam harruar asnjë moment të bukur që kemi pasur. Shumë gjëra janë thënë gabim, por zemra ime gjithmonë ka pasur respekt për ty. Shpresoj që kjo të të bëjë të ndihesh pak më mirë dhe të dish që nuk të harroj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit