Breshka gjigante e detit gjendet e ngordhur në Qerret

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2026, 16:22

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur ditën e sotme në bregdetin e Qerretit. Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA tregojnë trupin e pajetë të breshkës, e cila sipas dëshmitarëve ishte me përmasa të mëdha.

Ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes dhe as prej sa kohësh ndodhej në breg. Dyshohet se dallgët e mëdha mund ta kenë nxjerrë në bregdet, ndërsa nuk përjashtohet as mundësia që ngordhja të ketë ardhur si pasojë e ndotjes së ujit apo faktorëve të tjerë.

Vlen të theksohet se kohët e fundit në bregdetin shqiptar janë konstatuar disa raste të krijesave ujore të gjetura të ngordhura, duke ngritur shqetësime mbi gjendjen e mjedisit detar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit