Jakup Krasniqi: Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2026, 15:15

Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës. Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Në fjalimin e tij, Jakup Krasniqi, tha se nuk do të gjejnë “ndërmarrje të përbashkët kriminale. “Qëndroj para jush jo si kriminel, por njeri i lindur dhe i kalitur nga luftërat. Pjesën me të madhe të jetës time e kam kaluar i udhëhequr nga bindia se qenia njerëzore meriton të jetojë në liri”.

Ai tha se për më shumë se pesë vjet i janë mohuar të drejtuar e njeriut. “Më janë mohuar të drejtat e njeriut. Më e rëndësishmja për të jetuar në liri. M’u mohua dhe m’u ndalua e drejta më njerëzore, e drejta për ta dashur hapur vendin tim. Për këto virtyte u prangosa më 4 nëntor 2020. Padrejtësia e këtij rasti u shkrua mbi vetë aktakuzën. Kur e vërteta thuhet thjeshtë nuk ka nevojë per zbukurime”, tha Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit