Në fjalën e tij të fundit para trupit gjykues në Hagë, Hashim Thaçi deklaroi se rezistenca në Kosovë nuk ishte një projekt i importuar, por një realitet që ai e gjeti mes qytetarëve të vendit. “Unë nuk isha ai që e transportova rezistencën nga Perëndimi në Kosovë, unë e gjeta rezistencën në Kosovë”, u shpreh ai, duke theksuar se lëvizja ishte e rrënjosur në vullnetin e popullit.
Thaçi foli edhe për rolin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke e cilësuar atë si një organizim popullor që synonte mbrojtjen nga agresioni dhe jo si strukturë shtetërore. “UÇK-ja nuk ishte shteti, ishte organizim popullor që po mbrohej nga agresori. Roli i saj nuk zbehet asnjëherë”, deklaroi ai, duke mbrojtur narrativën e luftës çlirimtare si një përpjekje për liri dhe vetëvendosje.
Në përfundim, Thaçi theksoi se një nga arritjet më të mëdha të Kosovës ishte bashkëpunimi i plotë me Perëndimin, duke e konsideruar këtë si faktor kyç në rrugëtimin e shtetformimit dhe konsolidimit ndërkombëtar të vendit.