Në Gjykatë Speciale sot dhanë fjalën përfundimtare avokatët mbrojtës.
Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.
Pas Thaçit e Selimit, fjalën e mori Rexhep Selimi, i njohur me nofkën 10-shi.
Selimi, në fjalën e tij përfundimtare të mërkurën ka thënë se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi.
Ai deklaroi se UÇK-ja nuk është krijuar nga dëshira por nga nevoja dhe se armët për ta ishin mbijetesë.
“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për t’u vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK-ja nuk u krijua nga dëshira por nga nevoja. Për mua të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh. Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mbijetesë. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. UÇK ishte ushtri çlirimtare“, tha ai para turpit gjykues.
“Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, deklaroi Selimi.