PE kritika Ramës: S’ka vend për vetëkënaqje, përmbushni detyrimet për në BE

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.02.2026, 15:03

Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka kritikuar Shqipërinë për çështjen e integrimit në Bashkimin Europian. Në një konferencë për media, ai ka rrëfyer takimin e zhvilluar me kryeministrin Edi Rama dhe ka theksuar se nuk ka vend për vetëkënaqje, duke shtuar se vendi duhet të punojë më shumë për të përmbushur detyrimet që lidhen me hapjen e kapitujve të integrimit.

McAllister ka nënvizuar gjithashtu shqetësimin e Bashkimit Europian për polarizimin politik në vend. Ai ka udhëzuar partitë politike që të angazhohen në dialog konstruktiv, duke kërkuar nga mazhoranca të ofrojë hapësira për opozitën dhe nga opozita të përfshihet më shumë në proceset e dialogut politik. Sipas tij, protestat e dhunshme nuk kanë vend në një vend demokratik.

Vizitat e tij, që nisën në Podgoricë dhe vijuan në Tiranë, përfshinë takime me kryeministrin Rama, ministren e Jashtme Olta Xhaçka, si dhe liderë të partive opozitare. McAllister ka vlerësuar rezultatet e arritura nga Shqipëria, përfshirë hapjen e të gjitha kapitujve të negociatave në vetëm 13 muaj, por ka theksuar se vendi duhet të vazhdojë përpjekjet për të përmbushur kriteret e Bashkimit Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit