Thaçi thotë se Kosova nuk u përballë vetëm me luftë, por me një shekull shtypjeje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2026, 14:55

“Kosova ishte më e rëndësishme se fati im personal”.

Kështu ka deklaruar ish-presidenti Hashim Thaçi në fjalën e tij të fundit në gjyqin e Hagës.

Ai tha se pas luftës, populli shqiptar ishin qytetarë të OKB-së, andaj, ai tha se iu kishte bërë thirrje për besim e durim.

“Ne ishim qytetarë të OKB-së në vendin tonë, un i bëra thirrje popullatës që të kishin durim, tolerant dhe të kishin besim në aleancën tonë. Pavarësia ishte fryt i aleancës tonë me ndërkombëtarët”, tha ai.

Pos tjerash, Thaçi tha se Kosova nuk u përballë vetëm me luftë, por me një shekull të tërë shtypjeje.

“Ajo me të cilën ne u përballëm nuk ishte vetëm koha e luftës, por një shekull shtypjeje”, tha Thaçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit