Goja vesh më vesh pasi i dha 1.2 MILIARDË LEKË, Ermal Beqiri feston emërimin e Igli Tafës tek AKSHI

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.02.2026, 13:42

Në një foto të shkrepur së fundmi, shihet biznesmeni shok bashkë-pengmarrës i Gys Agasit, Ermal Beqiri duke shtrënguar duart me buzëqeshje vesh më vesh me Igli Tafën drejtorin e ri të AKSHIt, ka ndezur reagime të forta lidhur me lëvizjet e fundit në këtë institucion.

Emërimi i Tafës në vend të Mirlinda Karçanajt po shihet si një lëvizje brenda "familjes" së ngushtë të oktapodëve të fondeve publike.

Igli Tafa, i cili la postin e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) për të marrë frenat e AKSHI-t, akuzohet se ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Ermal Beqirin. Sipas investigimeve të bëra publike ekskluzivisht nga JOQ, gjatë kohës që drejtonte AKSK-në, Tafa raportohet t'i ketë dhënë kompanisë së Beqirint mbi 1.2 miliardë lekë.

Tafa po ashtu është pjesë e rrethit të ngushtë të biznesmenit Gys Agasi, i cili është përmendur shpesh në dosjet e nxehta të SPAK.

Ndërsa emërimi i tij prezantohet si një lëvizje teknike, hija e hetimeve të SPAK mbetet mbi këtë grup. Beqiri dhe Agasi janë emra të njohur në dosjet e prokurorisë speciale, veçanërisht për episodin tronditës të pengmarrjes së biznesmenit Gerond Meçe, një ngjarje ku pretendohet se përmes forcës dhe ndihmës së segmenteve të policisë, biznesmeni u detyrua të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t.

Skema e diktimit të fituesve, ku institucionet simotra (AKSHI dhe AKSK) kanë operuar si tentakula të të njëjtit "oktapod" për të kanalizuar paratë publike drejt të njëjtëve njerëz.

Pse Igli Tafa ka mbetur jashtë vëmendjes së SPAK si person nën hetim, pavarësisht se ka firmosur kontrata miliardere për të njëjtin grup që sot akuzohet për dhunë dhe korrupsion galopant, del në foto me biznesmenin pengmarrës Ermal Beqiri?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit