"Magjistarët" online premtojnë "Zgjidhje për Ribashkim", një Gërshetim i Astrologjisë dhe Energjisë Shpirtërore për çiftet e ndara.
Në botën e sotme, ku marrëdhëniet shpesh përballen me sfida të papritura, po tërheqin vëmendjen e opinionit publik shërbimet e fokusuara te ribashkimi i partnerëve. Përmes një fushate vizuale që kombinon simbolet e dashurisë me praktikën e tarotit, kjo "magjistare" prezanton atë që e quan "Solucion për Ribashkim".
Sipas materialeve të saj promovuese, solucioni fokusohet në rikthimin e harmonisë mes çifteve të ndara. Pikat kyçe të aktivitetit të saj përfshijnë: Rilidhen e Partnerëve, një shërbim që synon të rikthejë partnerët e ndarë përmes metodave shpirtërore, një tjetër mënyrë e sofistikuar për të rrjepur të dëshpëruarit në fushën e dashurisë.