Fëmijët bëhen copa për të ikur në shkollë, bashkia-banorëve: Punoni, shtroni rrugën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2026, 12:38

Një qytetare nga fshati Therepel, Skrapar, i është drejtuar redaksisë tonë për të denoncuar gjendjen e rëndë të rrugës së fshatit, e cila mbetet e shembur prej më shumë se një viti.

Ajo thotë se rruga është me baltë dhe e vështirë për tu kaluar dhe kjo pengon fëmijët e saj të vegjël që të shkojnë në shkollë.

Sipas saj, drejtori i urbanistikës kishte premtuar që do të ndërhynte për riparimin e rrugës që një vit më parë, por deri tani nuk ka marrë asnjë masë. Ajo tregon se autoritetet lokale dhe drejtor Mondi u kanë kërkuar banorëve qe të përballojnë shpenzimet për riparimin e rrugës me fonde personale.

Ajo shprehet se drejtorit i duhen fondet e bashkisë për qëllime të tjera dhe jo për të zgjidhur hallet e popullit, prandaj rruga mbetet në këtë gjendje.

Qytetarja kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të siguruar aksesin në shkollë dhe lëvizjen e sigurt në fshat pasi çdo ditë fëmijët e saj bëhen copa për të shkuar në shkollë pasi rruga është e pakalueshme nga balta.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje si jeni. Jam manushaqe kam dy fmi te vegjl i mar ne kra per ti drguar ne shkoll sepse ka ren rruga po benj me shum se nje vit fmjt bijen ben balt me shum er e pa shkoll sepse skalojin dot drejtori urbanistik ka nje vit qe me ka premtuar do vi ta bej sa me par dhe sot e njoftoj e me ka shen kte prgjigje. Un kam dy fmi te vegjl e pa pun tani drejtori na jep urdher per ta shtruar e rrugn vete me lekt tona se drejtorit i duen fondet e bashkis ti haj me femrat jo per te zgjidhur hallet e popullit. Ruga esht ne kte gjendje me shuse nje vit. Ne skrapar e fshatin therepel

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit