Bashkia Gramsh mendon për gjithçka! Pellgjet me ujë të rrugës atraksion për rosat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2026, 11:35

Një banor i fshatit Skënderbegas, në Gramsh, ka denoncuar gjendjen e rënduar të rrugës që lidh zonën me pjesën tjetër të qytetit.

Sipas qytetarit, rruga është në kushte të amortizuara prej rreth 30 vitesh dhe nuk është ndërhyrë asnjëherë për mirëmbajtje, as me hedhje zhavorri. Ai shprehet se gropat e shumta dhe balta e bëjnë pothuajse të pamundur qarkullimin e automjeteve, duke izoluar banorët, sidomos gjatë periudhave me reshje.

Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për të sistemuar rrugën dhe për t’u dhënë fund vështirësive të përditshme me të cilat përballen.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje jeta osh qejf jam nje nje banor i fshatit skenderbegas gramsh kemi problem me rrugen kemi 30 vjet nuk hedhin nje makin zhavor nuk kalojm dot nga kolkopecat nese eshte mundesia beje anonim e shoerndaje ket video

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit