Një situatë alarmante është raportuar në disa segmente rrugore në qytetin e Kukës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë hedhur vaj në rrugë, pikërisht në zona me kthesa të forta dhe në një kohë kur reshjet e shiut kanë rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.
Sipas qytetarëve,vaj i derdhur në asfalt ka krijuar një shtresë jashtëzakonisht të rrëshqitshme, duke e bërë të vështirë kontrollin e mjeteve, sidomos në segmentet me pjerrësi dhe kthesa të mprehta. Drejtues automjetesh kanë raportuar se kanë hasur vështirësi në frenim, ndërsa fatmirësisht deri në këto momente nuk raportohet për pasoja të rënda në njerëz.
Banorë të zonës shprehen të shqetësuar për këtë veprim, përbën një akt të rrezikshëm me pasoja potencialisht tragjike. Shpesh herë hedhja e vajit në rrugë ka shkaktuar aksidente me pasoja fatale.