Ilaçet ‘luks’ për familjet shqiptare! Barra e rëndë e çmimeve bëhet e papërballueshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2026, 10:41

Një qytetare ka ngritur shqetësimin për çmimet e larta të ilaçeve, duke i cilësuar ato si të papërballueshme për shumë familje shqiptare.

Ajo ka treguar se për trajtimin e vajzës së sëmurë me virozë stinore është detyruar të paguajë rreth 5 mijë lekë të reja për barna, një shumë që, në kushtet aktuale ekonomike, përbën barrë të rëndë financiare.

Ajo thekson se ka familje që përballen me sëmundje të shpeshta të fëmijëve, duke i detyruar të shpenzojnë çdo muaj për medikamente dhe jo të gjithë i kanë mundësitë për të blerë ilaçe me këto çmime.

Sipas saj, situata bëhet edhe më e vështirë kur të dy prindërit janë të papunë dhe mbështetja sociale është e pamjaftueshme. Ajo shton se përjashtimi nga ndihma ekonomike për shkak të posedimit të një automjeti e rëndon edhe më shumë gjendjen financiare të familjes.

Qytetarja apelon për rishikim të çmimeve të barnave dhe politika më mbështetëse për familjet në nevojë, duke theksuar se çdo qytetar meriton akses të barabartë në shërbime shëndetësore dhe një jetë të dinjitetshme.

Denoncimi i qytetares:

Shikoni Sa skandaloze cmimi ilaceve! Nje here mu semur vajza, gjithe keto leke. Cfare behet kshu? Jo te gjithe i kane mundesite te blejne 5000 leke te reja ilace! Ka familje qe iu smuren femijet cdo muaj. Nuk eshte dicka e perballueshme. Duhet marre masa, kjo eshte e tmerrshme! Te gjithe meritojme nje jete te shendetshme, jo te kufizohemi nga disa cmime! Te dy prinderit pa pune, dhe nje perkrahje nuk ta lidh shteti Pse Kami nje makine..Nuk perballohet jetesa me cmime katastrofe te shtrenjta

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit