Konsumoi fotoksinë, ndërron jetë në spital 34-vjeçarja nga Fushë-Kruja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.02.2026, 10:02

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Fushë Krujë, ku një 34-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, e reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia bëri me dije se, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 34-vjeçarja nuk ka arritur të mbijetojë. “Është dërguar në spital një shtetase 34 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar fotoksinë në banesë, në Fushë Krujë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 34-vjeçarja ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit