Kamionët nuk po mund të qarkullojnë në rrugën për Mal të Zi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2026, 09:54

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga për kamionë vazhdon të jetë e bllokuar.

“Ju njoftojmë se bazuar në komunikimin me zyrtarët kufitar nga Mali i Zi dhe informacionet e marra, rruga mbetet e mbyllur për kamionë për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre, ndërsa për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.

Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme. Për çdo informatë shtesë kontaktoni QKMK-në në numrat +383(0)45198000 dhe +383(0)45198606″, thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit