Konjufca: Lufta jonë, lufta e popullit të Kosovës, ishte luftë e drejtë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2026, 09:36

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, po qëndron në Hagë, atje ku do sot do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së.

Përpara se të hyjë në ndërtesën e Gjykatës Speciale, Konjufca deklaroi përpara mediave se krerët e Ushtrisë Çlirimtare janë të pafajshëm.

“Tashmë ata e kanë marrë një ndëshkim të padrejtë, sepse procesi zgjati aq shumë saqë unë pretendoj, dhe të gjithë pretendojmë së bashku, që u shkel e drejta elementare e njeriut, e cila mbrohet edhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara, edhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, por edhe me Kushtetutën tonë. Kjo është e drejta që personi të gjykohet në kohë të arsyeshme. Kjo e drejtë ma merr mendja që u shkel në mënyrë të dhunshme, sepse janë bërë pesë vjet e tre muaj që këta drejtues të UÇK-së mbahen të izoluar dhe larg familjeve dhe shtetit te tyre. Kjo është e para që dua ta them. Ka qenë një shkelje brutale e të drejtës për me pasë gjykim të arsyeshëm në kohë.

Konjufca u shpreh se kritikën e kanë pasur gjithmonë për këtë gjykatë, që ishte njëetnike dhe që fokusin e kishte padrejtësisht në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë jam këtu për të konfirmuar edhe një herë që lufta jonë, lufta e popullit të Kosovës, ishte luftë e drejtë. Ka qenë luftë e pastër, ka qenë luftë mbrojtëse, nuk ka qenë qëllimi i kësaj lufte sulmi i asnjë populli tjetër. Targeti i vetëm i uniformave te UÇK-së ishte policia dhe ushtria serbe. Njerëzit e uniformuar okupatorë që bënë gjenocidin në Kosovë, që vranë fëmijë e gra, që vranë pleq, e që i mbytën mbi 12 mijë qytetarë të republikës sonë. Kundër këtyre njerëzve ishte e drejtuar lufta e Ushtrisë Çlirimtare” shtoi Konjufca.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit