Eksportet shqiptare vijojnë rënien për të katërtin vit radhazi. Sipas INSTAT, në janar 2026 ato arritën në 26,7 miliardë lekë, duke u ulur me 4,5% krahasuar me janarin 2025 dhe me 0,3% ndaj dhjetorit.
Rënien më të madhe e dhanë grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji”, “Tekstile dhe këpucë” dhe “Produkte kimike e plastike”, ndërsa pozitivisht ndikuan “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi”.
Edhe importet ranë me 4%, në 57,9 miliardë lekë. Si pasojë, deficiti tregtar u ngushtua në 31,1 miliardë lekë, 3,6% më pak se një vit më parë dhe ndjeshëm më i ulët krahasuar me dhjetorin.
Në shkëmbimet tregtare, rënia më e madhe e eksporteve u shënua me Italia dhe Kosova, ndërsa rritje pati me Gjermania dhe Greqia. BE mbetet partneri kryesor tregtar, me 55,4% të totalit të shkëmbimeve dhe mbi 74% të eksporteve shqiptare.
Të dhënat tregojnë se pas tkurrjes së fortë në vitet 2023-2025, eksportet ende nuk po arrijnë të rikuperohen, duke reflektuar dobësinë në sektorët tradicionalë si energjia dhe fasoneria, ndërsa rritja po mbështetet kryesisht te makineritë dhe disa tregje të veçanta europiane.