Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të mbahet seanca e radhës.
Seanca fillon në orën 09:00.
Në këtë seancë do të dëgjohen deklaratat përmbyllëse të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ish-komandantët pritet t’i thonë fjalët e tyre përfundimtare, para se procesi të kalojë në administrim të drejtësisë.
Paraprakisht, mbrojtja e Kadri Veselit, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit ka deklaruar se klientët e tyre janë të pafajshëm dhe se provat e paraqitura nga Prokuroria Speciale – nuk qëndrojnë.
Seanca e sotme pritet të zgjasë gati 5 orë.