Aksidenti në Prizren: Vdes një grua

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.02.2026, 09:14

Një grua ka ndërruar jetë, pas një vetaksidenti të rëndë që ndodhi dje në Prizren.

Drejtuesi i automjetit e humbi kontrollin mbi të dhe u vetaksidentua. Në vendin e ngjarjes dolën njësitet policore dhe ato mjekësore, teksa policia konfirmon se lëndime ka pësuar shoferi dhe një pasagjer.

“Lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës, i cili mbetet për trajtim mjekësor, si edhe dy pasagjeret kosovarë, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë viktima femër kosovare.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML, për obduksion”, thuhet në raportin policor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit