PALLË ARIU: KLGJ i jep 3 MLN euro tender Ermal Beqirajt që është në kërkim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.02.2026, 20:39

Shteti ligjor në Shqipëri ka përfunduar në një paradoks të turpshëm, ku dora e majtë e drejtësisë lëshon urdhër-arreste, ndërsa dora e djathtë shpërndan miliona euro.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, nën drejtimin e Ilir Rusit, ka vulosur një skandal të paprecedentë duke i dhënë një tender me vlerë 3.1 milionë euro kompanisë "Soft & Solution". Pronari i kësaj kompanie, Ermal Beqiraj, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi ai rezulton të jetë në kërkim zyrtar për llogari të hetimeve të SPAK-ut.

Ndërkohë që agjentët e policisë duhet të trokasin në derën e tij për ta arrestuar, zyrtarët e KLGJ-së i dërgojnë në llogari miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Analiza e dokumentacionit të këtij tenderi me numër reference REF-51102-06-13-2025 zbulon hapur se nuk kemi të bëjmë me një garë, por me një proces të manipuluar në mënyrë skematike. Në këtë procedurë "mbi kufirin e lartë monetar", kanë marrë pjesë tre operatorë, por ajo që bie në sy është prezenca e një kompanie që ka ofruar vlerën zero lekë.

Kjo është një teknikë e vjetër e tenderave të paracaktuar, ku pjesëmarrësit fiktivë futen vetëm sa për të plotësuar numrin ligjor të garuesve, duke i lënë rrugën e lirë fituesit që është përzgjedhur nëpër zyrat e KLGJ-së.

Dyshimet për korrupsion thellohen edhe më shumë kur shihet se dy ofertat e mbetura ishin thuajse identike me njëra-tjetrën. Ky koordinim mes kompanive në garë dëshmon se fituesi ishte shpallur përpara se të niste procedura dhe se vlera prej 253 milionë lekësh të reja ishte paracaktuar për t'u vjelë deri në qindarkën e fundit.

Është e paimagjinueshme që KLGJ, organi që duhet të garantojë integritetin e gjyqtarëve, të lejojë që paratë publike të përfundojnë në xhepat e një personi që i fshihet drejtësisë, duke treguar se përpara parave, ligji për këta zyrtarë nuk ka asnjë vlerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit