“Përmbyten bizneset dhe banesat në Orikum, deti ngrihet mbi 1.5 metra”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.02.2026, 19:14

Një situatë e pazakontë është regjistruar sot në zonën bregdetare të Orikumit, ku batica detare ka ngritur dallgët mbi 1,5 metër, duke shkaktuar përmbytje në disa segmente pranë vijës bregdetare.

Sipas raportimeve nga banorët, uji ka depërtuar në rrugët përgjatë shëtitores dhe në disa ambiente biznesesh pranë detit. Dallgët e forta, të shoqëruara me erë intensive, kanë rritur nivelin e detit duke vështirësuar qarkullimin dhe duke krijuar rrezik për mjetet e parkuara pranë bregut.

Zona e prekur më së shumti është segmenti i shëtitores dhe hapësirat përreth, ku uji ka mbuluar përkohësisht sipërfaqe të konsiderueshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit